Home | Business | Kreditimi në krizë

Kreditimi në krizë

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Alarmin për largimin e parave të shqiptarëve jashtë vendit e ka dhënë Banka e Shqipërisë. Sipas konstatimit të BSH, aktivet e sistemit bankar kanë shënuar rënie në tre muajt e parë të këtij viti, duke sinjalizuar për një ngadalësim të sistemit, ndërsa bankat janë treguar të kujdesshme, duke i vendosur paratë jashtë vendit...

 

 

 

 

Në kushtet kur kanë ndalur kreditimin për sektorin privat, bankat e nivelit të dytë kanë nisur të transferojnë paratë jashtë vendit. Alarmin për largimin e parave të shqiptarëve jashtë vendit e ka dhënë Banka e Shqipërisë. Sipas konstatimit të BSH, aktivet e sistemit bankar kanë shënuar rënie në tre muajt e parë të këtij viti, duke sinjalizuar për një ngadalësim të sistemit, ndërsa bankat janë treguar të kujdesshme, duke i vendosur paratë jashtë vendit, në mungesë të kreditimit të ekonomisë dhe rënies së kërkesës së qeverisë për blerjen e letrave me vlerë. Të dhënat zyrtare nga BSH tregojnë se totali i aktiveve të sistemit bankar arriti në 1.4 trilionë lekë në fund të tremujorit të parë të 2017, duke shënuar një rënie prej 2.8%, në krahasim me fundin e vitit të kaluar.

Kjo rënie vjen pas disa tremujorëve radhazi me rritje të shpejtë. Paratë që mbledhin nga depozituesit, bankat i investojnë në dhënien e kredisë për biznesin dhe individët, blejnë letra me vlerë të qeverisë, ose i vendosin në institucionet e huaja financiare, ose pranë Bankës së Shqipërisë. Rënia e aktiveve në tremujorin e parë të vitit ka ardhur për dy arsye; si rrjedhojë e uljes së veprimeve me Bankën e Shqipërisë (-13 miliardë lekë) dhe për faktin se bankat kanë ulur investimet në blerjet e letrave me vlerë të qeverisë (edhe ky zë është ulur me 13 miliardë lekë). Në muajt e parë të këtij viti, buxheti i shtetit ka rezultuar me suficit, çka ka bërë që kërkesa për borxh nga financat të jetë më e ulët.

Kjo është reflektuar dhe në uljen e yield-it, (interesave) të bonove, të cilat u rritën me shpejtësi në fund të vitit të kaluar dhe në janar, në gati 3% për bonot 12 mujore, për të zbritur në rreth 2% aktualisht. Teksa kanë ulur vendosjet në Bankën Qendrore dhe në blerjen e letrave me vlerë, bankat i janë rikthyer investimeve në institucionet financiare jashtë vendit, ndonëse interesat në bankat e huaja janë tepër të ulëta, ose dhe negative. Ky zë është rritur sërish me 22 miliardë lekë në tremujorin e parë 2016, pas një rënieje të fortë që kishte shënuar në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Ndërsa veprimet me klientët (huaja për bizneset dhe individët) kanë shënuar një rritje fare të lehtë, me vetëm 616 milionë lekë, duke sinjalizuar se kredia për ekonominë vijon të mbetet në ngërç. Ky zë tregon ecurinë neto të kredisë, duke përjashtuar efektin e fshirjes së kredive të këqija nga bilancet e bankave.

 

Banka e Shqipërisë ka konstatuar në raportin e saj më të fundit mbi tendencat në kreditim se kredia për sektorin privat ka shfaqur një rritje të qëndrueshme në nivele të ulëta gjatë tremujorit të parë të vitit. Sipas BSH, zgjerimi i portofolit të kredisë është nxitur nga kreditimi në lekë dhe nga kredia për individë. Nivelet ende të ulëta të rritjes së saj përcaktohen nga dobësia e kredisë për biznese dhe tkurrja e vazhdueshme e kredisë në valutë. Kërkesa për kredi nga sektori privat mbetet e brishtë dhe përmirësimi i likuiditetit është shfaqur në kërkesë të moderuar për kredi nga bizneset. Kjo kërkesë vijon të shoqërohet nga një ofertë e shtrënguar e bankave për këtë segment. Ndërsa zgjerimi i ritmeve të rritjes së portofolit të kredisë për individë ka vijuar edhe këtë fillimvit. Kredia për individë u rrit me 5.3%, e mbështetur si nga financimi për konsum ashtu edhe për blerje banese. Ndërkohë, kredia për biznese ka ngadalësuar më tej ritmet e rritjes gjatë 2 mujorit të parë të 2017.

“Norma vjetore e rritjes së këtij portofoli prej 1.8% është ndër më të ulëtat në harkun kohor të një viti. Dobësia e kreditimit të bizneseve përcaktohet si nga kushtet ende të shtrënguara të kreditimit nga bankat, ashtu edhe nga kërkesa e ulët nga ky segment. Kjo e fundit vlerësohet të reflektojë praninë e kapaciteteve të lira prodhuese, akumulimin e likuiditeteve të bizneseve, si dhe shtyrjen në kohë të projekteve të investimit. Kredia për biznese ka vijuar të zhvendoset drejt kreditimit në lekë, drejt financimit të investimeve dhe për sektorin e tregtisë, hoteleve dhe restoranteve”, thuhet në raportin e BSH.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Share this article