Home | Business | Gazsjellësi (TAP) bum për Europën

Gazsjellësi (TAP) bum për Europën

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Gazifikimi i Ballkanit i bën vendet jo vetëm më të ndërlidhura, por edhe më afër BE- së.

 

 

 

 

 

 

 

  

Në një konferencë të përbashkët rajonale, ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, ka thënë se gazsjellësi TAP, që pritet të ndërtohet, duke pasur degë edhe në Ballkanin Perëndimor (përfshirë dhe Shqipërinë) do të çlirojë Europën Lindore nga ndikimi rus.

 

Diplomati amerikan tha se Ballkani njihet pej luftërat e vjetra mes fqinjëve, por gazsjellësi Ianioano-Adriatik është i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit, përfshirë dhe sigurinë.

 

“Gazi ka të bëjë me pushtetin. Ne po luftojmë për krijimin e këtij korridori, sepse do të ndihmonte në bashkëpunimin mes vendeve në Ballkan, por do të çlirojë nga ana tjetër Europën edhe nga varësia e gazit rus, – u shpreh Lu. – SHBA-të e kanë mbështetur këtë projekt dhe ne jemi shumë pranë përmbushjes së kësaj ëndrre. Përmes një vizioni strategjik, SHBA e ka parë gazsjellësin ioniano-adriatik si një gjë të rëndësishme bashkë me korridorin jugor. Gazi tregon fuqinë ekonomike të një vendi. Ky projekt do të sjellë për Shqipërinë, para së gjithash vende të reja pune, do shtojë furnizimin me gaz të konsumatorëve dhe do të rrisë ekonominë”.

 

Lu shpjegoi se të gjitha qeveritë shqiptare e kanë mbështetur këtë projekt gjigant që fuqizon ekonomikisht vendin në disa sektorë.

 

“Në Shqipëri, qeveritë kanë treguar mbështetje për TAP-in, sepse nuk ka simbol më të fuqishëm për integrimin në BE. Për konsumatorët shqiptarë, e ardhmja sjell mundësi dhe investime të reja. Shqipëria investoi mbi 80 mln dollarë për eneregjinë këtë verë, ndërsa tani do të paguajë më pak”, – shtoi diplomati amerikan.

 

IAP, Vlahutin: BE, muskuli pas projektit

 

Edhe Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin shtoi se Bashkimi Europian është muskuli pas këtij projekti.

 

‘Jemi të kënaqur për ecurinë për projektet e gazit në Shqipëri dhe në rajon. Gazifikimi i Kroacisë, Bosnjes dhe Malit të Zi, interesat dhe përfitimet janë të qarta për Shqipërinë dhe Ballkanin. Në muajt e fundit në Shqipëri mbështetja te energjia hidrike ka pasur pasoja, prandaj duhet të kalojë në kanale të ndryshme furnitore.Gazifikimi i Ballkanit i bën vendet jo vetëm më të ndërlidhura, por edhe më afër BE”, deklaroi ambasadorja.

 

Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP), projekti për realizimin e gazsjellësit Adriatiko-Jonian (IAP) është i dyti për nga rëndësia strategjike që paraqet jo vetëm për ekonominë shqiptare, por edhe për vetë vendet e rajonit.

 

Sipas të dhënave, ky projekt parashikon realizimin e një gazsjellësi të gjatë 516 kilometra, i cili do të nisë nga qyteti i Fierit në rajonin e Shqipërisë së Mesme, duke u lidhur me TAP-in. Për të kaluar nga Mali i Zi, Bosnja dhe do të përfundojë më pas në Split të Kroacisë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00
Share this article