Home | Environment | Liqenet e Lures

Liqenet e Lures

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Liqeni i Luleve, në mes të një lëndine të butë, mbushur me bar të jeshiltë dhe hijeshuar me lule të shumta shumëngjyrëshe.



Parku i Lures ka nje siperfaqje prej 1.280 hektare dhe ndodhet ne pjesen lindore te malit masiv te quajtur "Kurora e Lures". Me 14 liqenet e tij akullnajrore krijohet nje ambjent piktoresk dhe terheqes ne nje lartesi nga 1.350-1.720 m. Midis ketyre Liqeneve me te medhenjte jane: Liqeni i Madh 32 hektare, liqeni i Pishave 13 hektare, liqeni i Zi 8 hektare dhe liqeni i Luleve 4 hektare.
Ne dimer keto liqene jane te mbuluara nga akulli.

Jo vetëm në brigje të deteve! Kënaqësitë vijnë dhe nga malet, madje të ndjehesh më i andrenalinuar në tërë trupin dhe mendjen; më i freskët, më energjik, më i frymëzuar teksa kalon nëpër gryka e hone, majë malesh, kurrize e pragje, kullota alpine e breshta pyjesh, shkëmbinj të bardhë a të murrmë, të pish në ujërat e ftohtë të krojeve, të peshkosh në liqenet natyrorë a në brigjet e lumenjve me ujë kristal, t'u ngjitesh të tatëpjetave dhe të zbresësh më pastaj këmbëlehtë mes flladit dhe erës aromatike që përcjellin lloj-lloj bimësish që nga shkurrishtet deri tek arneni, bredhi apo ahnajat. Të takosh në histori të panumërta që të shungullojnë gjatë në vesh të kaluarën e Shqipërisë tënde magjepsëse. Ky pra është turizmi malor i "Shqipërisë tjetër"!...

Duhet të jetë ndër simbolikat më të goditura për këtë vend të mrekullueshëm. Lura është quajtur si perla e maleve shqiptare. Historianë të huaj, kalimtarë e udhëpërshkrues, i ka lënë pa mend kjo bukuri e rrallë. Austriaku Stinmestz, shkruan se "pamja nën shkëmbin e Kunorës është kaq e këndshme, sa s'ka shoqe në tërë Shqipërinë", ndërsa një mjeshtër projektesh sportive, që kishte ardhur të shihte këndej, thotë se "për dy ditë isha në Zvicrën e Shqipërisë, aty ku Zoti ka falur shumë, ndërsa njeriu ka punuar pak". Ndërsa aty nga viti 1908, Edit`h Durham do të shënonte në ditarin e saj se, "kur dola në Qafë Lurë, pashë një fushë kaq të bukur, që nuk e kisha parë në asnjë vend të Ballkanit".

Kush është në të vërtetë Lura? Mjafton të ngjitesh në Majën e Kurorës, 2121 metra e lartë, ku syri të kap një hapësirë të gjerë, para ke një "det" të tërë me male dhe lugina. Shikon prej këtu tërë vargun lindor të maleve që matanë kufirit, të cilat vijnë vargas: Kërçini, Skërteci, Korabi, Sosokoli, Gjallica e Lumës e deri Malet e Hasit. Nga veriu shikon Malet e Mirditës e të Shkodrës, kurse nga jugu, me një dylbi kundron edhe Durrësin, deri thellë në det.

Mbi 1800 metra ndodhet Guri i Neshtës, një shkëmb interesant, ndër shekuj prej andej janë shembur miliona metër kub gurë; këtu gjendet dhe Lerasi, ku dëbora është gjithëstinore, një çudi më vete kjo. Poshtë Gurit të Neshtës, vijnë një pas një liqenet e bukur të Lurës, ose "sytë e kaltër" të natyrës. Më i moçmi është Liqeni i Madh, rreth 8 ha, i veshur dikur rreth e rrotull me pisha. Ç'mund të bëjë këtu dorë e njeriut, me motele e hotele, ngrehina alpine për rrotull tij dhe ato që mund të shtrihen me panela mbi ujët e kthjellët; rreth e qark me burime të bollshme uji të pijshëm.

Ka legjenda të thurura kushedi se në ç'kohë ky liqen. Legjenda kanë në vetvete dhe liqenjtë e tjerë. Nuk mund të ngelnin këto bukuri akullnajore pa legjenda e gojëdhëna të atribuuara. Në veri vjen Liqeni i Rrasave, e pak më tutje ai i Lopëve, me një pamje shumë të bukur të rrethuar me livadhe e pyje. Mesi i tij është shumë i thellë, mendohet që këtu sipas gojëdhënave të përcjella, të jetë mbytur një lopë me 12 qe, ndaj mori këtë emër. Matanë liqenit është Blaçi, një lëndinë shumë e bukur me ujëra të ftohta, ndërsa uji i Krojit të Bardhë është shumë kurativ për gurët në veshka.

Në jug të Liqenit të Madh, vjen Liqeni i Bruçit, me një pamje përrallore nga sipër, ku shquan uji i kristaltë, rrethuar me pisha dhe ahe të lartë. Po nga jugu vijnë liqeni i Hotit, ata të Kallabës dhe pak më tej, Liqeni i Zi, me ngjyrë tepër të kaltër dhe i rrethuar me pisha të dendura e lëndina, ku buron dhe ujë i ftohtë.

Ngrihesh pak më sipër dhe para ke një ndër "mrekullitë e botës", një margaritar i vërtetë. Liqeni i Luleve, në mes të një lëndine të butë, mbushur me bar të jeshiltë dhe hijeshuar me lule të shumta shumëngjyrëshe. Liqeni, sidomos në pranverë është i mbushur tej e tej me një lloj zambaku, një pamje mahnitëse. Pylli rreth e rreth ka qenë tepër i bukur, nuk mund të gjeje vend të dytë si këtu. Tërë ky brezar liqenesh dhe pyllnajash ka qenë i jashtëzakonshëm, me pamje magjepsëse.

Dhe kështu, ulesh deri poshtë në qendër Lurë. Pak më në jug të liqenit të Luleve vjen Fusha e Pelave, rreth 7 kilometra, lëndinë e mrekullueshme. Prej kohësh duhet të jetë banuar ky vend, ose së paku të ketë patur fushime, madje gojëdhëna thotë se ky vend ka qenë vendqëndrimi dhe përgatitjeje ushtarake për kalorës dhe kuaj, ndaj dhe i mbeti ky emër. Rrënojat duken dhe sot atje. Po sipas gojëdhënës, Filipi i Maqedonisë kishte qytezën verore për përgatitjet e tij luftarake këtu. Afër këtyre lëndinave ndodhet qyteti i Varoshit, pranë kalasë së Stelushit (Skënderbeut). Zbulimet arkeologjike kanë nxjerrë një qytezë të vërtetë, ka mundësi që i biri i Filipit, Aleksandri i Madh, në kujtim të qytezës të të atit, i vuri emrin kryeqendrës së tij të re "Pela" afër Selanikut, ka shpjeguar me studimin e tij, Ali Koçeku.

Kodër pas kodre e lëndinë pas lëndine vijon Lura e bukur, Pllaun e gjelbërt, derisa ngushtohet dhe zbret në Sheun e Thatë, ku është "kalaja e Skënderbeut" dhe përballë saj në anën tjetër rri madhështor "Karakolli", vendroja e kalasë, më tej zbresim në një gropë disa hektarë të rrethuar me shkëmbinj tejet të thepisur, që quhet Xhaxhani. Këtu duket një gur i sheshtë disa metra katrorë, me një gropë ovale në mes; lurasit i thonë "dybeku i kafesë". Mendohet se aty bluhej kafeja e Skënderbeut. Ky vend këtu ka qenë dhe strehë e muhaxhirëve dibranë që ndiqeshin nga serbët. Prej këtu, lurasit i merrnin në shtëpitë e tyre për t'i mbrojtur.

Subscribe to comments feed Comments (2 posted)

avatar
Clover 10 October, 2013 05:42:13
This is really a great read for me. Thank you for publishing articles having a great insight stimulates me to check more often for new write ups. Keep posting!

Clover
www.n8fan.net
avatar
varicose veins pregnancy 04 September, 2015 11:22:42
I’m impressed, I have to admit. Seldom do I encounter a blog that’s both equally educative and amusing, and without a doubt, you've hit the nail on the head. The problem is an issue that too few men and women are speaking intelligently about. Now i'm very happy I came across this in my hunt for something relating to this.
total: 2 | displaying: 1 - 2

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
3.71
Share this article