KLOSI News - KLOSI: Ndahet nga jeta poeti Jamarber Marko Ndahet nga jeta poeti Jamarber Marko ================================================================================ admin on 04 September, 2010 07:20:00 TIRANE- Jamarber Marko, djali i shkrimtarit Petro Marko dhe piktores se njohur Safo Marko i lindur ne Tirane ne vitin 1951 u nda sot nga jeta ne moshen 59 vjecare per shkak te nje semundjeje te rende. Jamarber Marko kishte trasheguar shpirtin artistik te prinderve. Pas perfundimit te studimeve per gazetari ne vitin 1975 filloi edhe perndjekja e tij nga regjimi i kohes per mendimet qe shfaqte kunder diktatures duke e burgosur ne Spac te Mirdites per te perfunduar me pas si punetor krahu. Jamarber Marko eshte autor i disa botimeve ne poezi si "Rastesisht me dashje" Tirane 1995, "Pro nobis" Tirane 2001 dhe shume poezive poemave dhe artikujve te botuara ne mediat e ndryshme te vendit. -O mëkatar, as faliu ligjës sime, bindu i çmendur ëndërrtar, s’jeton me shqetësime!… -Mu thell’ në brendësirë ku ndjenja rron e lirë, ku dhembja dhemb e prekur nga ligja jote e fuqiplotë, në gjirin tim si hekur, si hekur e çelik, qëllo, qëllo, o me kamxhik; pa frik’ e pa mëshirë e pa pendim, se mu në thellësirë të shpirtit, në një kënd, lindi një shqetësim qe çeli varrin tënd… Iron and blood Iron The first spaceship, Iron Bullets in a wound, Iron Tools in the operating room, Iron Shackles on free hands, Iron The hands of the clock, Iron and blood, Blood, To melt iron.