Home | Life & Style | Illuminati...

Illuminati...

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Iluminatët janë baza e atyre që sot quhet teoritë e konspiracionit, dhe zakonisht bazohen në fshehtësinë dhe sekretin për ekzistencën e tyre, prandaj dhe konfirmimi zyrtar në rrjetin më të madh social ndoshta tregon për një ndryshim strategjie ...

 

 

   

 

 

Një faqe në rrjetin social Facebook që pretendohet se menaxhohet nga “Iluminatët” është verifikuar zyrtarisht nga rrjeti duke marrë shenjën blu ‘tick' që zakonisht i rezervohet personazheve të njohur ose kompanive të mëdha botërore.

 

 Faqja në fjalë Illuminati ka më shumë se 380,000 pëlqime dhe mburret me sloganin: “Ne jemi gjithmonë duke ju vëzhguar”. Iluminatët janë baza e atyre që sot quhet teoritë e konspiracionit, dhe zakonisht bazohen në fshehtësinë dhe sekretin për ekzistencën e tyre, prandaj dhe konfirmimi zyrtar në rrjetin më të madh social ndoshta tregon për një ndryshim strategjie të atyre që konsiderohen si udhëheqësit e “Rendit të Ri Botëror”.

 

“Iluminatët mirëpresin konfirmimin e Facebook dhe mbështetjen për qëllimet tona. Ka shumë faqe që pretendojnë se na përfaqësojnë por nuk janë të autorizuara nga organizata jonë. Disa kanë tentuar të mashtrojnë anëtarët duke iu kërkuar para anëtarësimi, një praktikë që ndalohet nga këshilli ynë”, thuhet në faqe e grupit.

 

Gjithsesi anëtarët mund të blejnë sende 'Illuminati' që ofrohen nga “departamenti i tyre i shitjeve” si bluza, varëse dhe bizhuteri të tjera me simbolin e njohur të trekëndëshit të “syrit gjithë-shikues”.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Share this article