Home | Life & Style | Zgjimi herët, jetëgjatësi!

Zgjimi herët, jetëgjatësi!

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Gazi i ozonit ndikon pozitivisht në sistemin nervor, ai gjallëron aktivitetin mendor dhe atë fizik, dukë e çuar në nivelin më të lartë...

 

 

 

 

 

 

 

Në agim, gazi i ozonit (O3) gjendet në përqindjen më të lartë në atmosferë, më pas vjen duke u pakësuar gradualisht derisa humbet plotësisht me lindjen e diellit. Kohët e fundit është zbuluar se gazi i ozonit - një nga izotopet e oksigjenit që gjendet në shtresat e larta të atmosferës për të mbrojtur tokën nga disa rreze të dëmshme- gjatë agimit zbret në shtresat e poshtme që rrethojnë tokën dhe ngrihet përsëri lartë kur lind dielli. 

Mjekët janë çuditur nga efektet shëruese të këtij gazi. Ai shëron shumë sëmundje psiqike dhe fizike pa dhënë asnjë efekt anësor. 

 

Gazi i ozonit ndikon pozitivisht në sistemin nervor, ai gjallëron aktivitetin mendor dhe atë fizik, dukë e çuar në nivelin më të lartë. Është vërtetuar se injektimi i ozonit në trupin e njeriut mund ti japë atij një gjallëri të jashtzakonshme dhe një gëzim të madh. Për këtë arsye kush zgjohet herët në agim dhe thith ajrin e pastër, përjeton një gjëndje të veçantë dhe ndjen një kënaqësi që nuk arrin ta ndiejë në asnjë orë tjetër të ditës apo të natës. 

 

Kur dielli sapo ka lindur, rrezet e tij kanë afërsisht ngjyrë të kuqe. Dihet ndikimi i këtyre rrezeve në gjallërimin e aktivitetit fizik dhe atij mendor. Gjithashtu rrezet ultraviolete në këtë kohë janë me përqindjen më të lartë, këto rreze ndihmojnë në prodhimin e vitaminës D, e domosdoshme për zhvillimin e trupit. 

 

Zgjimi herët ndërpret gjumin e gjatë. Është zbuluar se njerëzve që zakonisht flenë shumë iu shfaqen sëmundje të zemrës, e veçanërisht bllokimi i enëve të gjakut (ATHEROSCLEROSIS), e kjo rrit mundësinë e shfaqjes së sëmundjes së astmës. Gjumi s’është gjë tjetër veçse pushim total, nëse zgjat shumë ai shkakton ngrirjen e lëndëve dhjamore në arterjet e zemrës. 

 

Është vërtetuar shkencërisht se përqindja më e madhe e kortizonit në gjak gjendet në mëngjes ku arrin nga 7 deri ne 22 mikrogram/100 ml plazëm, ndërsa përqindja më e vogël gjendet në darkë, ku arrin në më pak se 7 mikrogram/100 ml plazëm. Dihet se kortizoni është lënda që nxit veprimtaritë e trupit dhe rrit metabolizmin e tij. Ai shton përqindjen e sheqerit në gjak duke i dhënë trupit energjinë e nevojshme për aktivitetin e tij normal.

 

Pra ata njerez qe zgjohen herët në agim kane shume dobi , e nisin ditën e re me seriozitet dhe gjallëri, kryejne punët e tyre në orët e para të ditës ku aftësitë e tyre mendore, shpirtërore dhe fizike janë në shkallën më të lartë, E gjithë kjo në një botë ku mbizotëron gëzimi dhe çiltërsia.

 

* * *

 

Të zgjuarit herët është një prej faktorëve kryesorë të mirëqenies trupore e jo vetëm. Sipas studimeve, të flini mirë gjatë natës e të zgjoheni herët në mëngjes, është absolutisht çelësi për një shëndet të mirë.

Mungesa e gjumit mund të dobësojë sistemin imunitar dhe të kontribuojnë në shtimin e peshës. Por ashtu sikurse ju duhet të flini mirë, është e rëndësishme të zgjoheni herët.

Më poshtë po ju njohim me 5 përfitimet shëndetësore e të zgjuarit herët.

Vigjilencë më të mirë

A doni që të jenë më vigjilent? Provoni të zgjoheni më herët. Shkencëtarët nga Universiteti i Albertës kanë zbuluar se njerëzit që zgjohen herët janë më vigjilentë gjatë ditës dhe më pak nervozë, sesa ato që zgjohen pas orën 9.

Performancë më të mirë në punë

Mund të duket sikur edhe ata që zgjohen vonë kanë performancë po aq të mirë në punë, por jo. Hulumtuesit në Universitetin e Edukimit në Heidelberg, Gjermani zbuluan se ata që u zgjuan më herët janë më të prirur që të gjejnë zgjidhjen e problemeve menjëherë. Njerëzit që zgjohen herët në mëngjes ishin më të përgatitur për të parashikuar problemet e mundshme në punë dhe të iu jepnin zgjidhje.

 

Më pak të stresuar

 

Të zgjoheni herët mund të iu jap ato orë shtesë për të përmbushur ato që ju keni nevojë ose keni planifikuar gjatë gjithë ditës. Një studim nga Universiteti i Londrës, ka treguar se ata që u zgjuan nga ora e 7 e mëngjesit ishin më pak të rrezikuar nga stresi, depresioni dhe shtimi në peshë.

Mund të humbni peshë

Ato që zgjohen herët kanë një shans më të madh për të humbur peshë. Studimet tregojnë se duke punuar që në fillim të ditës, përshpejtohet ritmi i metabolizmit.

 

Më shumë të besueshëm

 

Të zgjoheni herët mund të ju bëjë më të besueshëm. Sipas një studimi nga Akademia Amerikane e Mjekësisë, ato që zgjohen më vonë janë më pak të besueshëm, më pak të qëndrueshëm emocionalisht, dhe më të ndjeshëm ndaj varësisë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00
Share this article