Home | Literature | Një serenatë për qytetin tim

Një serenatë për qytetin tim

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Afërdita nga valët e detit doli. Dea në shkëmbmermer gjalloi. Perëndesha e bukurisë korçare Lindi në shpellën e një kitare.

 

 

 

 

Nga Vangjush Ziko

 

 


BLIRET E BULEVARDIT

Çelën bliret e bulevardit
Dhe ftuan çiftet në shëtitje.
Që nga kurora e Moravës
E pashë, flladi me flatra vinte.

E pashë ja,me këta sy
Si i trazonte lulet e blirit,
U shkundte çifteve mbi sup
Ëndrra me ngjyrën e floririt.

Mbi thinjë çifteve të vjetra
U sitte mallin e rinisë.
Aromë bliri pinte jeta
Dhe eleksir të dashurisë.

Muzika vinte që nga baret
Dhe nga lulishtet n'ajër të lirë,
Këndontë Korça me kitarë
Dhe me kurorë luleblirësh.

LETËR KORÇËS

Në kamaren e zemrës do le një letër,
Ta lexosh ti dhe askush tjetër.

Të mos ia japësh asnjeriu,
Mbille në rrënjët e një bliu.

Po lëshoi gjethe, po çeli lule,
Do jem dhe unë asaj rruge,

N'ato rrugica edhe sheshe
Me ty në dhimbje dhe ditë feste.

O mall i bukur i tërë jetës!


LUFTËTARI KOMBËTAR

Sa herë pranë teje vij,
Ndjej gunën tënde që lëvis,
Guna e bronxët hedhur mbi sup,
Tyt'e dyfekut tymon barut,
Flokët e gjata era t'i merr,
Er'e lirisë që kurrë s'shterr.

Korça plakë që s'plaket kurrë
Me nur'e trimërisë tënde mburret.


Kanada, Pranverë 2009

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00