Home | Literature | Moment

Moment

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Por fati sundon tërë popujt e zotave të shumtë si rëra, vjollcë e vogël, o shpirt.

 
Nga Frederik Rreshpja

 
Moment

 
Qielli absurd, ëndrra ime se do të fluturoja 
një ditë!
Qëllon që nganjëherë bëhet mars.

Por vetmia është e dimërt
Sytë e tu më vështrojnë përtej horizontit të
borës.
Te kroi ku flenë stinët, vallëzon mermeri i 
legjendave.

Ti sonte do të bëhesh gur
Nuk ke për të dashuruar më!
Qielli absurd, lodra e fëmijëve të ajrit!
Pra unë kam kujtuar se do të fluturoja një

ditë...



Poeti ne Shkretire
 

Absurditetet pa asnje mesazh per TV-te e botes.
Ralle ndonje re, 
arratisur nga kopeja e reve
Iken e hutuar nga peisazhi arabik. 

Ai rri aty me koken ne duart e shkretires
U ben me dore avioneve
Pret nje dallendyshe qe s’ka per te ardhur kurre.



Për një vjollcë


Çeli vjollca e vogël mbi gurishte
si një ylber mbi planete të panjohura.

Kështu kam ëndërruar edhe unë dikur
të bëhem ylber mbi akuafortën e kohës vizatuar egër 
po tërë ato që thashë 
u tretën në kujtesën e palexueshme të ajrit.

Më me fat janë perënditë
që kthehen tek toka të skalitur:

Ti s'ke për t'u skalitur kurrë
e veç ndoshta në kujtesën e palexueshme të ajrit.

Ky qe fati yt prej ylberi
me një kryq shiu te koka
Por fati sundon tërë popujt e zotave
të shumtë si rëra,
vjollcë e vogël, o shpirt.
 
 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00