* * *
Bashkë me gjethet, ngjyra e syve prehet tutje në pellg.
Nga Bujar Plloshtani
Shtrirë
Shtrirë,
i pozon nudo vetmisë.
Një topth shejtan prej lajthie
magjishëm e vështron.
Trupin që puth syprinën
e vrazhdë të rërës.
Me xhelozi përvjedh vetminë,
mëkatoj i vetëm të fshehtat e saj
që ngjiten në mua brenda.
Zhvirgjërimi i syve
Duken dy toptha sysh që përthyhen,
pranë një dege të zhveshur,
që gjethet i kanë rënë në pellgun ngjyrë lajthie.
Bashkë me gjethet,
ngjyra e syve prehet tutje në pellg.
Një varkë e gështenjtë,
që puth tej horizontin
shikimin ia përvjedh nga larg.
Topthat e syve,
depërtojnë mistershëm kudoqoftë.
Përhumben thellë e për t’u shfaqur sërish,
brenda një frymori që e ngjiz
trupin e saj në pasion për ta ndier atë...
Rate this article



del.icio.us
Digg
Urime!
Pojanaku, une nuk rri ne dore me poezine tende kudo qe iki per krijim!
Ndersa poezia ime "Shtrire" gezon kete varg:
Një topth shejtan prej lajthie
magjishëm e vështron.
vargu i siper ka per kuptim syte e mi hazel qe fshehtas perpiqen te depertojne brenda magjise qe nje vajze hirplote po hedh magjine e saj ne hapesire...
Kjo poezi ka lidhje me intimitetin tim, se sa me shume me ankesat e kritikeve te tu.
Fjala e poetit nuk eshte vetem fjale e Dhimitrit, ti fjalet nuk i ke blere nga qiejt me kupa floriri, mjeshteria e poeteve spikatet nga me te ndryshmet, dhe fundja, fjala eshte, dhe njeheresh i perket gjithe bijve poete te ketij globi.
Poezia ime eshte shkruar drejtperdrejte ne cast, dhe jo neper bunkere shtepiake i zhytur me muaj te terbuar per nje varg, per nje fjale...
Ketu eshte diferenca absolute!
Mbasdite vere
Dhimitër Pojanaku
Shtrirë,
I pozon qetësisë.
Një xham shejtan,
I vetmi mëkatar,
Gëzon hiret e saj.
Të linjtat,
Guaskat bosh,
Koloviten dyshemesë.
Post your comment