Home | Literature | Aq afër me Ty!

Aq afër me Ty!

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Si shpresa e zogjve të arsyes, cicërimat, klithmat, universalja e çerdhes, ndërgjegjia që ushqen dritën ...


 

 

 

 


S. Guraziu

 

 

 

 

 

/simbiozë e pashmangshme me dritën/

 

Jam Unë,
po aq sa Ti vetë afër shpirtit,
ndjenja jote që sheh para
bebzës, akoma pa u zgjuar
mendja, si xixëllonjë e vockël
atomike, e pashterrshme,
me sytë e mi do njohësh
universin, ëndrrat do trasohen
për Ty, përherë do fluturoj
po deshe ca hapa para teje,
dhe anash mund të rri,
në cilindo krah të duash Ti,
si shpresa e zogjve të arsyes,
cicërimat, klithmat, universalja
e çerdhes, ndërgjegjia
që ushqen dritën - do jemë
për Ty secila dritë që njeh Ti,
çdo rreze dielli, çdo feksim,
ajo më e imëta xixë jete,
"elektrikat" në fund të detit,
në humnerat më të errëta,
njësia kuantike e shpirtit,
llamba për hartat e kapitenit,
shtigjet e paskajshme yjore
në humbëtirat e zemrës, flatrat
e vetë dritës, timoni, kompasi,
navigacioni i çdo fotoni,
besomë, më ndiq pa frikë,
nëse ndalem, do ndalesh dhe Ti,
por mos u largo, mos ik
kurrë nga drita,
jam Unë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.7