Home | Literature | Skllavëri e Qetë

Skllavëri e Qetë

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Të robëruar jemi si yll mes dy yllësish. Heshtja na bën të gjallë, anatominë e premtimit tonë formëson në kuzhinat me aromë mëngjesi.

 

 

 

 

 

 

Dy Hëna

 

Nga Nikola Madzirov

 

Vajza shikohej 

në gardhet e tejdukshme të qytetit. 

Dy hëna vendoseshin 

në sytë e saj ndërsa me vështrim 

afronte skajet e 

botëve të eksploruara. 

Mbi të, hijet, myshk endnin në 

kulmet e shtëpive, 

poshtë saj llojet endemike 

vdisnin nga vetmia. 

Nga gropëza 

midis ijes dhe brinjëve të saj 

dritë dilte çdo natë. 

 

 

Skllavëri e Qetë 

 

Nga Nikola Madzirov

 

Të robëruar jemi si yll 

mes dy yllësish. 

Heshtja na bën të gjallë, 

anatominë e premtimit tonë formëson 

në kuzhinat me aromë mëngjesi. 

Të robëruar jemi në sirtarët me ilaçe të papira 

dhe qirinj të shkrirë ditëlindjesh, 

të dënuar jemi në besimin e përhershëm të sinjaleve 

që televizionet u dërgojnë 

brezit të dytë të emigrantëve. 

I robëruar qielli i tërë 

në sytë e besimtarëve, 

robëruar qyteti 

në aparatet e turistëve 

që kurrë nuk do ta lajnë filmin 

e shtëpisë ku heshtnim 

ndërmjet perdeve që ishin atëhere 

veshja jonë e vetme. 

Të robëruar jemi në gjithë të çarat e mureve 

që të shpien drejt qiellit, 

në dritën e prodhuar 

nga fuqia e lumenjve që s'flejnë, 

në qilimat me llojet e ngjyrave 

që nuk ekzistojnë, 

në gjithë varret e hapur 

që kujtojnë arratisjen, 

jo përjetësinë, takimin. 

Të robëruar jemi në pasaportat 

ku vdesim 

pafundësisht. 

 

 

 

© Përkthyer nga Milena Selimi

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00
Share this article