Home | Literature | * * *

* * *

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Bënte një natë përrallore. Hëna e rrumbullakët shtrihej në mes të qiellit, malet e larta, me dëborat e tyre, dukeshin me kapuçë të argjendtë, dhe uji, vezullues, kishte drithërima të vogla të shndritshme. Ajri ishte i butë, një nga ato vakësitë depërtuese ...

 

 

 

 

 

« ... Bënte një natë përrallore. Hëna e rrumbullakët shtrihej në mes të qiellit, malet e larta, me dëborat e tyre, dukeshin me kapuçë të argjendtë, dhe uji, vezullues, kishte drithërima të vogla të shndritshme. Ajri ishte i butë, një nga ato vakësitë depërtuese që na bëjnë të buta, që na mallëngjejnë pa shkak. Po sa i ndjeshëm dhe drithërues është shpirti në ato çaste ! Sa shpejt rrëqethet dhe sa me forcë ndjen !

U ula mbi bar dhe vështrova këtë liqen melankolik dhe joshës, dhe brenda meje ndodhte diçka e çuditshme, më vinte një nevojë e pangopshme për dashuri, një revoltë kundër kotësisë së trishtë të jetës sime. Si kështu, nuk do të shkoja unë kurrë në krahët e një burri të dashur, përgjatë një bregu të larë nga dritë e hënës ? A nuk do t’i ndjeja pra kurrë ato puthje të thella, të mrekullueshme dhe të ndezura që i shkëmbejmë në ato netët e buta të cilat Zoti duket t’i ketë bërë vetëm për dashuri ? A nuk do të isha kurrë e mbërthyer ethshëm në krahë të dashuruar, në hijet e kthjellta të një mbrëmje vere ?

Dhe zura të qaj si një e çmendur.

Dëgjova një zhurmë pas meje. Një burrë ishte në këmbë dhe më vështronte. Kur ktheva kokën, ai më kishte njohur dhe bëri përpara :

- Po qani, Zonjë ?

Ishte një avokat i ri, që udhëtonte me të ëmën dhe që ne e kishim takuar disa herë. Sytë e tij më kishin ndjekur shpesh.

Isha aq e tronditur saqë nuk dija ç’të përgjigjem, ç’të mendoj. U ngrita dhe thashë se nuk ndihem mirë.

Ai zuri të ecë pranë meje, në një mënyrë të natyrshme dhe të respektueshme, dhe më foli për udhëtimin tonë. Gjithçka që kisha ndjerë, ai e thoshte me fjalë ; gjithçka që më bënte të drithërohesha, ai e kuptonte si unë, më mirë se unë. Dhe befas ai më recitoi ca vargje, ca vargje nga Musset. Po mbytesha, e kapur nga një emocion i pashpjegueshëm. Më dukej se vetë malet, liqeni, drita e hënës, këndonin gjëra pashlyeshmërisht të buta...

Dhe kjo u bë nuk e di sesi, nuk e di pse, në një lloj lajthitje…

Sa për atë…, e kam parë vetëm të nesërmen, në çastin e nisjes.

Më ka dhënë kartën e vet !... » 

 

 

© Dea J Klosi, në Shqip

 ( Guy de Maupassant )

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Share this article