Home | Literature | Pak për Prometeun

Pak për Prometeun

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Prometeu është një Hyjni Titane që nuk mund të zëvendësohet me asnjë Hyjni apo figurë tjetër në mbarë ekzistencën. Figura e tij paraqet simbolin e rezistencës kundrejt dominimit ndaj tjetrit, dhe simbolit që sakrifikoi gjithçkaje nga vetja për të sjellur lumturinë dhe lirinë e racës njerëzore.

 

 

    

  Nga Bujar Plloshtani

 

 

       Prometeu, simboli i rezistencës së dominimit ndaj tjetrit, simboli i luftës për përparimin dhe lumturinë e racës njerëzore, simboli i altruizmit i paqes dhe i lirisë së njerëzimit, simboli i vetëflijimit për të sjellur ndryshimin e domosdoshëm te raca njerëzore dhe kulti për të cilën njeriu duhet sot të kalojë veten mbi fatin ekzistencial të kësaj ekzistence. 

Prometeu është një Hyjni Titane që nuk mund të zëvendësohet me asnjë Hyjni apo figurë tjetër në mbarë ekzistencën. Figura e tij paraqet simbolin e rezistencës kundrejt dominimit ndaj tjetrit, dhe simbolit që sakrifikoi gjithçkaje nga vetja për të sjellur lumturinë dhe lirinë e racës njerëzore. Ai shkoi aq larg sa u vetësakrifikua për të sjellur elementin e mirësisë në mbarë njerëzimin, duke luftuar pakompromis ndaj pabarazisë, kundër pushtetit absolut të të fortëve, reformimi i gjendjes shoqërore ku të gjithë do të jenë të barabartë dhe të gëzojnë të drejta të barabarta mes racës njerëzore. Ndaj, heroi që guxoi të shkonte dhe më larg të vidhte zjarrin  e Zeusit nga Parajsa, me arsyen për ta dërguar në tokë si një mekanizëm për ta sjellur dritën dhe diturinë tek njeriu, shoqëria e gjithkund.   

Porosia e konfliktit midis Zeusit dhe Prometeut duhet të reflektojë tek lloji njerëzor si një konflikt që ndodh mes despotit, pra të fortit absolut, kundra njeriut të drejtë që lufton barabarësinë, pavarësisht mundësive dhe kushteve. Zeusi simbolizon sot individin që sjell dhunën dhe forcën karshi më të dobtit për të imponuar bindjet e veta, ndërsa Prometeu, simbolizon të kundërtën e Zeusit, pra guxon të thyejë ligjin e forcës, tiraninë dhe të keqen, duke dashur të reflektojë mirësinë, barabarëinë dhe lirinë e njerëzimit. Është tipologji e një figure hyjnore që premton absolutisht të mirën, edhe pse forca e së keqes është më e imponueshme si koncept individual e shoqëror. Por kjo nuk është e gjitha, edhe Zeusi përmes forcës që posedon, tregon në praktikë se njeriu qoftë edhe pushtetmbajtësi duhet me zgjuarsi ta praktikojë forcën në rendin shoqëror, pasi çdo forcë e pakontrolluar mund të kthejë përmbys një rend të tërë shoqëror, andaj përdorimi i mençur i forcës dhe njeriut të drejtë janë dy veti që duhen kuptuar si një ekuacion që duhen zgjidhur konfliktet më zgjuarsi sesa pa logjikën brenda. Që me fjalë tjera njeriu duhet të kuptojë se funksionimi dhe zgjidhja më e mirë e konflikteve mes shoqërive të ndryshme bëhet përmes tolerancës, dhe jo dominimit ndaj tjetrit. 

           Veçoria e vjedhjes së zjarrit të Prometeut nga Zeusi është koncept shumëdimensional filozofik, që karakterizonte dëshirën sublime të tij për të ndihmuar të gjithë njerëzit. Zjarri mund të kuptohet si fuqia e dritës dhe ndriçimit të ekzistencës së njeriut, duke shërbyer si fanar për të ardhmen e tij në këtë ekzistencë. Elementi i zjarrit është thelbësor dhe parakusht për të vetëdijësuar dhe sensibilizuar racën njerëzore për të menduar më drejtë mbi fenomenet shoqërore. Zjarri ishte në shërbim të njeriut, duke i mundësuar pavarësi nga vullneti i jashtëm i natyrës, të cilët e përgatisnin njeriun moralisht dhe shpirtërisht ndaj sfidave të jetës, për të cilën çdo ditë e më shumë e keqja mund të godiste fatin e njeriut në veçanti dhe shoqërisë në përgjithësi. Zjarri i Premeteut edhe sot është një kusht për të pavarësuar mendimin ndaj tjetrit, mosvarshmëria e llojit brenda llojit njerëzor, pasi jo gjithkush është prirur sot të të ndihmojë apo jo gjithkush sot është i prirur të ndryshojë gjendjen shoqërore në favor e në dobi tëndin. Andaj, zjarri i Prometeut është ura përmes të cilës individi dhe shoqëria duhet të kalojnë për të mbërritur te e vërteta, pavarësia dhe fuqia ndaj natyrës që të rrethon.  

            Së fundmi, Figura e Prometeut është mistifikimi i mbinjeriut që sot duhet të jetë të paktën njerëzimi, ku do të duhet të jetë i aftë të përballet me të gjitha format e inteligjencës përballë fenomeneve të imponueshme të ligjeve të natyrës, pushtetmbajtësve dhe kulti sesi duhet sot të duket një model i përsosur i njeriut, individit, shoqërisë apo shtetit. Pra, sipas një mendimi që aq bukur e identifikon figurën hyjnore të Prometheut është se ai mbetet "krijues i vërtetë i njeriut".

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00
Share this article