Home | Literature | E kuqe e athët

E kuqe e athët

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Fëmijët mblidhnin shegë të egra rrëzë mureve të kalasë, të athëta si historitë e mbretërve ilirë, poshtë Drini qëronte lëmashkun e shekujve mbi...

 

 

 

Nga Artur Baku

 

 

 

Në ag

 

Në ag m’u shfaq imazhi yt prej Venusi

tek përshkonte diskun diellor

dhe përhumbej me rrezet e ditës së re.

Bota bëri rrotullimin e plotë rreth boshtit të vet,

ndërsa unë timin rreth imazhit tënd prej Venusi.

Në fund të ditës m’u shfaq prapë imazhi yt,

ndërsa unë ngjitesha në një shteg yjesh.

 

Olimpi i ri

 

Në Olimpin e vjetër,

zotat kishin harruar

se njerëzit atje poshtë

qenë dënuar me vdekje e me dashuri.

Apoloni s’mund të lëshonte

shigjeta përjetësie mbi vdekatarët,

Afërdita s’mund të zhbënte me dekrete

hyjnore dashuritë e vdekatarëve.

Në Olimpin e ri

zotat u kujtuan një ditë se njerëzit atje poshtë

qenë dënuar me përjetësi e me harresë.

hyjnitë s’ua ndalnin dot amshimin bijve të

harresës.

 

 

E kuqe e athët

 

Fëmijët mblidhnin shegë të egra

rrëzë mureve të kalasë,

të athëta si historitë e mbretërve ilirë,

poshtë Drini qëronte lëmashkun e shekujve mbi

shtratin e vet,

legjendat fl uturonin si luspa peshqish,

përziheshin me të kuqen e athët të shegëve të egra

tutje mbi telajon e ngrirë të qytetit.

 

 

" RAPSODI URBANE" 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00
Share this article