KLOSI News - KLOSI: Karta e identitetit Karta e identitetit ================================================================================ FI on 06 September, 2010 02:05:00 Nga Faik Islami Miku im, Gëzim Shkreli më ziloi në celular, për të pirë kafen së bashku. Isha në rrugë e sipër dhe nuk mu desh shumë kohë, për të arritur tek vendi ynë i zakonshëm, ke “Tetëdhjeteteta”. Sikur i kemi zënë me radhë kafeteritë, deri sa rritem tek ky numër. Ndoshta, nga që jemi në pritjen, për tu hapur e “Nëntëdhjetë e nënta “ e nahijes tonë. Në procese rritjeje e zgjerimi jemi. Njihen mirë rritjet dyshifrore të ekonomisë, sepse është e vërtetuar tanimë kjo punë, nga shtimi i numrit të…. Kafeneve. Tregon që ç’ ke me të rritje edhe ky tregues. Këto janë ambientet tona të vetmet, për pushim e shplodhje. Në këto na shpien këmbët që në orët e para e deri sa na merr uria. Pushojmë, debatojmë, grindemi, zihemi, shajmë, mallkojmë, përgojojmë, bëjmë politikë, e plot “punë”, duke pirë vetëm një kafe. Goxha punë me kosto kaq të vogël! Ja kemi gjetur dhe na e kanë gjetur mendjen. Rituali i qytetarëve është vetëm ky. “Parlamenti” ku debatohen të gjitha, ku rrihen gjerë e gjatë problemet, shqetësimet, hallet, brengat, është vetëm aty. Kafeneve. Ringu ku shtrëngohen nofullat, ku mblidhen grushtet, shfrejnë inatet, mllefet, ku shahen parlamentarët e Parlamentit, gjithë politikanët, është më i ploti aty. Kafeneve. Shkurt, debatet lakuriq, të zhveshura nga interesa, të thënë sikurse i ndjen secili, pavarësisht cilën parti e hedh votën, bëhen kafeneve. kafeneve, politikanët shahen deri në zog të pulës. Nuk dëgjon për as edhe një të vetëm një fjalë të mirë. Parlamenti i kafeneve ka kohë që i ka futur në një thes që të gjithë. Që të gjithë i ka përgojuar si të huaj për interesat e popullit, për korrupsion, vjedhje dhe imoralitet. Nuk ka asnjë punë te keqe që të nisë e saktë dhe të bitisë e përkryer. Që të gjitha të përçudnuara. Që të gjitha, bëhen sikur të bëheshin me …prapanicë. Kështu flasin dhe thonë… kafeneve -Ja more miku im, shikoje kartën e identitetit! Karta e re elektronike, që na përrallisin më foli gjithë nerva Gëzimi. Ishte në valën e diskutimit të një dite më parë ku kishim debatuar për vlerën dhe saktësinë e kartave të identitetit. Ai ishte nihilist, ndërsa unë optimist, për saktësinë e tyre. Karta e identitetit! - Lëshoi të parën. E more? Ma gëzofsh! Ja ktheva dhe ja mora. -Po ç`ta gëzoj? Pa lexoje!-më tha pa e kthyer kokën nga unë. Nisa ta lexoja. Në fillim, në pamjen e parë mu duk si kartë patente. Nuk kishte asnjë ndryshim prej atyre të patentave. Por “hallet” i paskej më brenda. - Më thellë e më ruda ! Këndoje këndoje! –foli dike tundur kokën. Emrin nga Gëzim ja kishin bërë Gzim. Ta paskan ngrënë gërmën “ë” i thashë. - Pakë të duket? Lere se mu prish gjaku. Bëra sherr me një çunak, që ishte tek kompjuteri. -Si ke emrin ?- më foli. Gëzim i thashë. Gëzim Shkreli. Dha e mori nja dhjetë minuta, me atë tastierën e kompjuterit. S`po gjente emrin tim. -Nuk do jesh në këtë njësi-më tha. -Nuk e ke këtu emrin. -Dreq! Po ku tjetër do ta kem? e pyeta. Ju ma kini dhënë këtë faturën. - Ku ta di unë? Nuk jep përgjigje kompjuteri për emrin Gëzim në këtë njësi. Këtu e ke patur lagjen tënde…? -më foli dhe ju drejtua një tjetri. -Ore djalë, mbaro me mua një herë se kam dy orë në radhë. Kam ardhur të marr kartën. I kam bërë të gjitha veprimet e nevojshme. Ja dhe fatura! Ai mbeti një hop. Pastaj shkoi tek një çupulinë në një kthinë dhe seç llafosën. -More zoteni..!- mu drejtua mua serbeze ajo çupulina. -Mos ke emër tjetër? -Sot e gjashtëdhjetë e shtatë vite, vetëm këtë kam. Ja ktheva. Do ta shofim tha dhe iku. Pas nja një ore doli dhe mu lëshua. -Të të vijë rëndë! Je goxha burrë dhe nuk po na thua të saktë emrin! Juve e keni Gzim dhe jo Gëzim. E dini juve, që po nuk ja the të saktë kompjuterit… nuk ta jep kurrë? Na lodh dhe na mërzit kot na së koti. Se juve nuk thoni të plotë emrin dhe mbiemrin. -më tha sikur të më kishte zënë duke i shkelur bahçen e mbjellëve bostane. Moj vajzë, ju drejtova. Pa na shiko pasaportën dhe këtë certifikatën që juve, të kësaj njësisë, të dhjetës ma keni lëshuar? Si e kam emrin unë? Me “ë” apo pa “ë”? Ajo pa më hedhur sytë, zbrazi edhe ata pako gjë fishekë që i kishin mbetur në grykë të “automatikut” të saj. -Punë e madhe për një “ë”! Me “ë” pa “ë”, t`i po Gëzimi je! Ç`të gjeti pastaj? -E shikon moj vajzë, që për të folë më flet Gëzim dhe me të shkruar ma ke bërë Gzim! -Nuk më duhet mua. Kështu e ke në kompjuter dhe pikë. Na mere kartën dhe lëri radhën tjetrit..! E mora ç`të bëja…! Deri në vitin 2019, unë do ta kem emrin pa një gërmë. Do më mungojë ”ë”-ja.U fshi nga emir im. Ma ka ngënë kompjuteri i… -E, ama për këtë je mërzitur ti Ximi?-ndërhyri shoku jonë Qeramudini, i cili vetëm dëgjonte debatin tonë. -Na shiko kartën time! Lexojeni dhe shifni ç`bëhet! Ja mora dhe po lexoja. Emri Qeramudin. Mbiemri këndesi. Gërma “k”ishte shkruar nga “Sazhemi”… me të vogël. Lindur në Velabisht. Fillonte me të madhe. Emrin berat e kishin shkruar me të vogël. -Hëmo ! e këndove?-mu drejtua mua.-Je dhe i letrave ti. Bëhen këto gabime gjuhësore në një kartë, që do jetë me jetëgjatësi kaq të madhe more? I paska bërë dhe Sazhemi pa le! Kanë vënë tyça e tyçe të pashkolluara dhe bëjnë këto marrëzira!Marrëzira me gjuhën e shkruar! Po nuk u the gjë? -Nuk u thashë thua? Sa plasa! Pse moj vajzë e ke bërë mbiemrin këndezi me të vogël e pyeta? - Po pse, emrat e shpendëve, të kokoshti a këndezit si e ke ti, me të madha i dashke zotrote? Po emrin Berati, pse me të vogëla? Po se ti të parë, kryesor, atë ku ke lerë, ke Velabishtin, jo Beratin, ndaj.Oj! Na plasën shpirtin.Mbushur ky vënd me emra shpendësh, kokoshi, këndezi, gjeli, pula e kudi unë sa na dalin përpara.Dhe të gjithë na i dashkan dhe të përveçëm pa le..! Ujku ca të tjerë, çakalli, luani, kali…e plot me lukuninë e kafshëve të egra, sa që kompiutri po na i nxjerr edhe me figuar.Dhe vinë e përplasen me neve. Neve ja u kemi fajin xhanëm….?! Ky vënd, këto regjistra nuk do të zbrazen kurrë nga emra e mbiemra … kafshësh që ecin në tokë dhe që fluturojnë qiejve…! I duan dekumentat, kartën more dhe kartën e identitetit, gjene me gabimet drejtshkrimore….! Vanë ato kohëra. Bëheshin kur bëheshin. Që moti, në kohën e diktaturës…! Tani, aha! Të shkretët kompjuter, ç`mbajën brenda! Ja këto lëshovi ajo çupa. Ika duke menduar atë thënien e dikurshme, por së prapthi sot. Ku pyet Velabishti se ka Berat…!