Home | Opinion | Maqedonia nuk është në rrezik, kriminelët janë në panik

Maqedonia nuk është në rrezik, kriminelët janë në panik

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Ende përhapen zëra me buçitje në Maqedoni, nga disa udhëheqës të subjekteve politike, të cilët deri dje kanë udhëhequr me shtetin, ndërsa tanimë janë në opozitë dhe paraqesin vetëm një të kaluar të dhimbshme të këtij shteti, se: Maqedonia po rrezikohet nga jashtë e brenda; Maqedonia rrezikohet nga faktori ndërkombëtar; Maqedonia rrezikohet nga shqiptarët dhe nga gjuha shqipe; Maqedonia është sulmuar, prandaj duhet ta mbrojë populli i saj nga armiqtë e jashtëm e të brendshëm!

 

 

Nga Abdulla Mehmeti

 

Ende përhapen zëra me buçitje në Maqedoni, nga disa udhëheqës të subjekteve politike, të cilët deri dje kanë udhëhequr me shtetin, ndërsa tanimë janë në opozitë dhe paraqesin vetëm një të kaluar të dhimbshme të këtij shteti, se: Maqedonia po rrezikohet nga jashtë e brenda; Maqedonia rrezikohet nga faktori ndërkombëtar; Maqedonia rrezikohet nga shqiptarët dhe nga gjuha shqipe; Maqedonia është sulmuar, prandaj duhet ta mbrojë populli i saj nga armiqtë e jashtëm e të brendshëm!

Por, nuk han më askush këto sallata pa shije të propagandës serbe e ruse, përveç disa ndjekësve fanatikë të këtyre politikanëve, të cilët janë zhytur thellë në korrupsion e krime.

Pse nuk u rrezikua Maqedonia dje, kur përmes privatizimit kriminal, nga prona shoqërore, pasuria e shtetit dhe qytetarëve të këtij vendi janë vjedhur mbi 6 miliardë dollarë dhe askush nuk ka dhënë llogari për këtë?

Pse nuk u rrezikua Maqedonia dje, nga privatizimi i ndërmarrjeve të mëdha me kapital shoqëror, nga korrupsioni, krimi i organizuar, shitja e pasurisë të shtetit dhe plaçkitja e qytetarëve, kur shteti dhe qytetarët e tij u dëmtuan për më shumë se 6 miliardë dollarë të tjera, dhe nuk është përgjigjur askush për këtë kriminalitet?

Pse nuk u rrezikua Maqedonia dje, kur pasojat nga borxhet e jashtme marramendëse, mbi 5 miliardë dollarë, do t’i bartin qytetarët e këtij shteti me dekada të tëra në të ardhmen, jo këta udhëheqës të deridjeshëm, për të cilin nuk ka dhënë llogari askush deri më sot se ku kanë përfunduar këto para?

Pse nuk u rrezikua Maqedonia dje, kur i tërë ky kapital financiar i mafies dhe nëntokës kriminale të kontrolluar nga po këta politikanë, u dërgua jashtë shtetit dhe nuk u investua së paku në vend, qoftë edhe si pronë private e këtyre klaneve kriminale e mafioze?

Pse nuk u rrezikua Maqedonia dje, nga krimet e të gjitha llojeve, përfshirë edhe importimin e paligjshëm të mijëra tonelatave të plehrave me përmbajtje kimike të rrezikshme, në sasi prej së paku 15 kg helm për kokë banori, duke e rrezikuar natyrën, ambientin jetësor dhe jetën e qytetarëve të vendit, të cilin e paskan dashur kaq shumë këta ,,patriotë të lekut”?

Maqedonia nuk është e rrezikuar sot, as do të rrezikohet në të ardhmen nga qytetarët e saj, sidomos nga shqiptarë dhe aleatët evropianë dhe amerikanë, por nga kriminelët dhe mercenarët që kanë punuar dhe punojnë kundër interesave të Maqedonisë, satelitët e interesave të huaja në këtë shtet, të cilët janë në panik për shkak të llogarive që duhet të japin përpara organeve të drejtësisë për krimet e tyre të deridjeshme.

@ Klosi News

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00
Share this article