Home | Opinion | Jeta pas Pax Americana-s

Jeta pas Pax Americana-s

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Kur rendet perandorake shpërbëhen, shpesh pason dhuna. Gjenocidi armen shoqëroi rënien e fuqisë otomane. Antisemitizmi vrastar dhe nacionalizmi radikal pasuan rënien e Perandorisë Austro-Hungareze. Diçka e ngjashme ndodhi kur perandoria e vogël ballkanike e Jugosllavisë...

 

 

 

Nga Ian Buruma

 

Kur rendet perandorake shpërbëhen, shpesh pason dhuna. Gjenocidi armen shoqëroi rënien e fuqisë otomane. Antisemitizmi vrastar dhe nacionalizmi radikal pasuan rënien e Perandorisë Austro-Hungareze. Diçka e ngjashme ndodhi kur perandoria e vogël ballkanike e Jugosllavisë, e Josip Broz Titos, u shpërbë. Më shumë se një milion hindu dhe muslimanë humbën jetën në dhunën e tmerrshme sektare, kur Raxhi britanik la një vend të përçarë në fatin e vet. Ky nuk është një argument në favor të imperializmit. Por epoka e Trump-it duhet të na bëjë të gatshëm për t’u përballur me pasojat, kur të marrë fund rendi i udhëhequr nga SHBA pas 1945-ës

 

New YORK – Rendi botëror i pas vitit 1945, i ndërtuar nga SHBA në Evropë dhe Azinë Lindore ka kohë që është në buzë të greminës. Vendimi i Presidentit Donald Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e klimës e Parisit, vetëm sa e ka përshpejtuar zhbërjen e tij.

 

Për herë të parë që nga vitet e para të presidencës së gjeneralit Charles de Gaulle në Francë, një udhëheqës i madh perëndimor – Kancelarja gjermane Angela Merkel – ka deklaruar hapur se Evropa nuk mund të mbështetet më tek udhëheqja amerikane. Kjo mund të tingëllojë ironike, e dalë nga goja e një gjermaneje dhe një atlantisteje të konfirmuar, por është në të vërtetë e përshtatshme, sepse Gjermania, në transformimin e saj nga një diktaturë vrastare në një demokraci liberale paqësore, e kishte nevojën e Amerikës, më shumë se çdo vend tjetër.

 

Ndoshta duhet të jemi optimistë për fundin gradual të Pax Americana-s. Asnjë sistem perandorak nuk zgjat përgjithmonë. Një rend ndërkombëtar që kishte kuptim të plotë kur bota po dilte nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore, për të hyrë në një Luftë të Ftohtë të gjatë midis dy superfuqive bërthamore, mund të mos jetë më i përshtatshëm, dhe mund të pengojë një rend më të mirë.

 

Qëllimi i NATO-s, sipas  asaj që ka thënë në mënyrë drejtpërdrejtë sekretari i parë i përgjithshëm i saj, Lordi Hastings Ismay, ishte të “që të mbante amerikanët brenda, rusët jashtë dhe gjermanët ulur”. Por Gjermania nuk ka më nevojë të mbahet “ulur” dhe ka debat nëse Rusia duhej mbajtur “jashtë”, pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Dhe Trump ka të drejtë për një gjë, madje edhe nëse e shpreh në mënyrë të ashpër: Evropa, ashtu si Japonia, është bërë shumë e varur nga fuqia ushtarake amerikane.

 

Kjo varësi nga SHBA për sigurinë kolektive nuk i bën aleatët amerikanë ekzaktësisht një koloni. Dhe SHBA nuk është formalisht një fuqi perandorake. Por aspektet e një dileme të zakonshme në fundet e perandorive, janë të dukshme edhe në Azinë Lindore dhe Evropën Perëndimore. Nëse SHBA do të heqin dorë nga roli i tyre udhëheqës shumë shpejt, mund të pasojë kaosi dhe fuqitë më pak të mira mund të hidhen për të plotësuar boshllëkun. Por nëse sistemi i udhëhequr nga SHBA mbetet për një kohë të gjatë, do të pengojë shtetet e varura nga Amerika, që të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.

 

Kur rendet perandorake shpërbëhen, shpesh pason dhuna. Gjenocidi armen shoqëroi rënien e fuqisë otomane. Antisemitizmi vrastar dhe nacionalizmi radikal pasuan rënien e Perandorisë Austro-Hungareze. Diçka e ngjashme ndodhi kur perandoria e vogël ballkanike e Jugosllavisë, e Josip Broz Titos, u shpërbë. Më shumë se një milion hindu dhe muslimanë humbën jetën në dhunën e tmerrshme sektare, kur Raxhi britanik la një vend të përçarë në fatin e vet.

 

Ky nuk është një argument në favor të imperializmit. Por epoka e Trump-it duhet të na bëjë të gatshëm për t’u përballur me pasojat, kur të marrë fund rendi i udhëhequr nga SHBA pas 1945-ës. Udhëheqja amerikane ka qenë padyshim një ndërmarrje me të meta, duke rezultuar në luftëra të panevojshme, dhe mbështetjen e dhënë për shumë aleatë të pabesë, në luftën me komunizmin. Por ka patur edhe shumë faktorë pozitivë. Evropa Perëndimore, Japonia dhe madje, më vonë, Koreja e Jugut dhe Tajvani, ishin në gjendje të bëheshin të lirë dhe të begatë, nën mbrojtjen e SHBA.

 

Megjithë teprimet e anti-komunizmit, dominimi i SHBA ka vepruar gjithashtu si një frenues i ekstremizmit ideologjik. As komunizmi, as variantet e fashizmit, apo nacionalizmi radikal, nuk kishin shumë mundësi për t’u zhvilluar në Evropë, nën Pax Americana-n. Zgjedhjet e fundit në Holandë dhe Francë sugjerojnë se Trumpi mund të shërbejë më shumë si një pengesë, sesa një nxitje, ndaj ekstremizmit populist në Evropë. Por në qoftë se vala populiste do të bëhej më e madhe dhe më brutale, tashmë në Uashington nuk është askush që ta dekurajojë.

 

Në Japoni, varësia nga SHBA dhe ankthi rreth komunizmit, kanë margjinalizuar të majtën dhe kanë mbajtur një parti konservatore, pak a shumë në mënyrë të përhershme në pushtet. Por ekstremet e revanshizmit japonez u mbajtën gjithashtu nën kontroll. Kjo nuk mund të jetë aq e lehtë sot, pasi SHBA nuk shihet më si një mbrojtëse e besueshme dhe frika nga Kina po kthehet në panik.

 

Ndryshe nga disa prej paraardhësve të saj në detyrën e Kancelarit, Merkel, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, është e kujdesshme ndaj projekteve strategjike të Rusisë. Nuk ka dyshim se Rusia dhe Kina do të përfitojnë, të paktën në afat të shkurtër, nga tërheqja e Amerikës. Disa njerëz nuk shqetësohen shumë nga kjo gjë. Rusia është më afër Berlinit apo edhe Parisit, se sa Uashingtoni apo Nju Jorku. Mund të ftiohen shumë para duke u “ngrohur” me regjimet ruse dhe kineze (gjë që presidenti amerikan e di shumë mirë). Dhe shansi që Rusia apo Kina të pushtonin vendet e NATO-s, apo Japoninë, mund të jenë të pakta.

 

Por do të ketë një çmim për t’u paguar për rritjen e ndjeshmërisë ndaj shkeljeve kineze dhe ruse. Pavarësisht sesa i bezdisshëm mund të ketë qenë dominimi i madh amerikan, ose sa njerëz janë neveritur nga disa prej luftërat shkatërruese që nisi SHBA, kritikat ndaj politikave amerikane, presidentëve dhe madje edhe praktikave kulturore ishin jo vetëm të lejueshme, por edhe shiheshin si shenja të shëndetshme të demokracisë liberale. Kjo ishte një nga “vlerat e përbashkëta” që e mbanin Perëndimin të bashkuar.

 

E njëjta gjë nuk do të jetë e vërtetë në një botë të dominuar nga Kina. Kritika shpejt do të sjellë pasoja, veçanërisht në sferën ekonomike. Studiot e Hollivudit që tani po cenzurojnë përmbajtjen e filmave, që pritet të sjellin fitime në tregun kinez. Mediat perëndimore të lajmeve, të etura për të ruajtur qasjen në Moskë apo Pekin, do të jenë nën një presion në rritje, që të jenë të kujdesshme në lidhje me ato që printojnë, ose transmetojnë. Kjo gjë do të dëmtojë shoqëritë tona, të cilat janë ndërtuar mbi parimet e hapjes dhe lirisë së shprehjes.

 

Pra, edhe nëse fundi i Pax Americana-s nuk do të rezultojë në pushtime ushtarake apo në luftëra botërore, duhet të bëhemi gati për një kohë, kur do ta kujtojmë me shumë nostalgji Perandorinë Amerikane.

/ Bota.al /Project Syndicate

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00
Share this article