KLOSI News - KLOSI: Ligjin për SHISH dhe NATO Ligjin për SHISH dhe NATO ================================================================================ klosi on 15 March, 2010 09:10:00 Qeveria shqiptare ka marrë një letër nga zyra përgjegjëse e NATO-s për koordinimin global të sigurisë, i ashtuquajturi NOS, ku kërkohet nga qeveria në Tiranë që projektligji i ri për SHISH të kalojë më parë nga kjo zyrë, që përbehet nga tri degë: Orientimet e përgjithshme, Inteligjenca për sigurinë dhe Siguria e mbrojtjes. Kërkesa për jo shqyrtim të projektligjit nga ekspertë ndërkombëtare u formulua fillimisht nga ambasadori Withers, i cili tha se projekti, ashtu siç ishte miratuar në komisionin parlamentar të ligjeve, binte ndesh me standardet e NATO-s dhe po e çonte Shqipërinë në rrugë të gabuar.Kërkesa e zyrës së sigurisë së NATO-s për shqyrtimin e projektligjit, nënkupton pezullimin e tij deri në dhënien e ekspertizës nga NATO.