Home | Politics | Sejdiu: Kjo është një ditë e bekuar

Sejdiu: Kjo është një ditë e bekuar

Font size: Decrease font Enlarge font
image

"Kosova është një tregim suksesi,kjo është ditë e bekuar"- kështu u shpreh presidenti I Kosovës Fatmir Sejdiu në deklaratën për shtyp menjëherë pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

 

 

 

 

 

E drejta ndërkombëtare nuk përmban asnjë ndalesë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ky ka qenë vendimi I shumëpritur I Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, jo vetëm nga Kosova dhe Beogradi por edhe më gjerë. Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata është e mendimit se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK.

Presidenti Sejdiu ka ftuar Beogradin që tani e tutje të ketë një qasje të re ndaj Kosovës, dhe të heqë dorë nga retorika e ashpër që ka përdorur deri tani.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00