Home | Politics | 22 marsi,zgjedhjet ne Maqedoni

22 marsi,zgjedhjet ne Maqedoni

Font size: Decrease font Enlarge font

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski nënshkroi sot vendimin për zgjedhjet presidenciale dhe vendore që do të mbahen më 22 mars.Ndërkohë Parlamenti, miratoi dje një amendament i cili mundëson zgjedhjen e presidentit të vendit me pjesmarrjen e dyzet përqind të votuesve në raundin e dytë. Për t'u zgjedhur në raundin e parë një kandidati për president i duhen më shumë se pesëdhjetë përqind e votave. Mandati i presidentit zgjat pesë vjet, kurse i kryetarëve të komunave dhe anëtarëve të Këshillave komunalë - katër vjet.Zoti Veljanovski u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje që të angazhohen për zgjedhje sa më të drejta dhe demokratike si dhe kërkoi që institucionet shtetërore ta kryejnë punën e tyre me shume përgjegjësi. Këto zgjedhje paraqesin një test të rëndësishëm për Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0