Home | Politics | Izraeli pranon armepushimin

Izraeli pranon armepushimin

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Lajmin e ka bere te ditur vete kryeministri Ehud Olmert, i cili ka deklaruar se zbatimi i armepushimit do te nise ne oren 2 te 18 janarit.

Ne mbledhjen e jashtezakonshme, te mbajtur ne Tel Aviv, kabineti izraelit i sigurise e ka pranuar me unanimitet propozimin e Kryeministrit Ehud Olmert per armepushimin e njeanshem ne Rripin e Gazes.

Olmert ka thene se Hamasi ka marre goditje te renda, ndersa Izraeli i ka realizuar plotesisht e madje edhe i ka tejkaluar objektivat qe kishte caktuar ne fillim te operacionit “Plumbi i Shkrire”, i cili u aplikua kunder Hamasit.

Me tej ai ka shprehur keqardhjen e tij per viktimat ne radhet e civileve, por ka theksuar se ishte levizja islamike qe e detyroi Izraelin te ndermerrte sulmet.

Hamas na detyroi qe te perdornim dhunen, por siguroj se izraelitet nuk e urrejne popullsine ne Gaza. Nuk e urrenin para ofensives dhe nuk e urrejne as tani - ka thene Olmert.

 Armepushimi i njeanshem i Izraelit nuk do te thote fundi i rezistences sone - ka deklaruar nje zedhenes i Hamasit.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00