Home | Society | Perspektiva ballkanike e shqiptarëve në globalizëm

Perspektiva ballkanike e shqiptarëve në globalizëm

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Proamerikanizmi dhe proeuropianizmi duhet të shihet si frymë publike, kombëtare dhe jo si perceptim individësh, protagonistësh apo kastash politike. Vetëm kjo është afatgjatë dhe e çimenton perspektivën.

 

      

 

Nga Luan Kurti

 

 

 

Shqiptarët janë populli më proamerikan i botës, por edhe më proevropiani! Edha pse gjenden sërish në një situatë aspak të favorshme, sidomos nga pikëpamja ekonomike, ata prapë mbeten besnikë në qasjen properëndimore. Kjo nuk është diçka false, e stisur, por një e vërtetë që ka lidhje me ADN-në e tyre. Janë pellazgo-ilirët, pa të cilët historia botërore edhe vetë qytetërimi i sotëm nuk do ishte ky që është. Ata janë në themel të historisë së vjetër dhe të re dhe çdo kod mund të zbërthehet vetëm nëpërmjet kësaj gjuhe. Të huajt e kanë pas ditur dhe e dinë mirë këtë gjë, por janë përpjekur ta fshehin dhe të manipulojnë. Ata në mënyrë të kamufluar apo haptas, sistematikisht kanë mëtuar të krijojnë mitet, legjendat, të ndërtojnë autoktoninë mbi fakte të paqena. Kjo përveç të tjerash ka qenë dhe mbetet edhe një prej arsyeve për t’i shkombëtarizuar fqinjët e tyre, për t’i paraqitur si paganë, kanibal, si popull i pacivilizuar. Kur jua ka lypur nevoja i cilësonin të pafe, dhe gjatë luftrave ballkanike, si turq. Në fakt janë popull i Zotit, dhe besimi i tyre ka qenë i kulluar, tek krijuesi, tek natyra, tek familja, tek fisi, tek origjina e tyre, tek Atdheu. Feja, besimet e ndryshme nuk i kanë penguar aspak të bashkëjetojnë, të martohen mes tyre, një standard që bota edhe sot e ka të vështirë ta sendërtojë.

 

Situata aktuale, jo edhe aq fatlume, lidhet edhe me copëtimin që i bënë gati një shekull e ca më parë. Kjo e ka bërë gjithmonë të brishtë këtë rajon të Ballkanit Perëndimor, ku aleancat sllavo-ortodokse me orekset shoviniste kanë minuar paqen vijimësisht. Pikërisht faktorizimi i shqiptarëve në këtë fillim mijëvjeçari, rizgjimi i ndërgjegjes së tyre kombëtare i tremb për vdekje, dhe afrimi me “vëllain e madh rus” është bërë më evident dhe i paskrupullt.

 

Po të vijojmë me retrospektivën, që me fillimin e Luftës së Parë Botërore miqtë tanë më të mirë kanë qenë përveç amerikanëve, edhe austro-hungarezët dhe gjermanët, të cilët tek sllavo-ortodoksët shihnin një rrezik eminent në dëmtimin e interesave të tyre jetike dhe pa mohuar përpjekjet e patriotëve tanë të rilindjes, ndihmuan në moscoptimin përfundimtar të trojeve shqiptare. Dhe historia përsëritet: pikërisht kur flitet për globalizimin, për Unionin Europian, qasjet nacionaliste të fqinjëve tanë janë kthyer në të shkuarën. Pavarësisht gjuhës diplomatike, është e lexueshme se kërkojnë ta pengojnë ose së paku ta vonojnë sa më shumë integrimin. Serbia akoma thotë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe Greqia mban Ligjin e Luftës, vetëm e vetëm se ka një llogari të pashlyer me Krahinën e Çamërisë. Mjafton të përmendim situatën e fundit absurde, ku disa gurë të marrë atje dhe të shtruara në bulevardin e Tiranës, ka nxitur Athinën zyrtare për një notë proteste. Sepse Çamëria dhemb dhe djeg, sepse Çamëria akuzon dhe kërkon drejtësi, është një ëndërr makthi që vrastarëve ju del në gjumë dhe nuk mund ta varrosin kurrsesi. Përpjekjet ruse për destabilizimin e Ballkanit, kanë njohur si faktorë mbështetës sllavo-ortodoksët dhe si pengesë reale shqiptarët, të cilët i akuzojnë për “Shqipërinë e madhe”. Amerikanët kanë qenë të qartë dhe pa ekuivok në qëndrimet e tyre, por e njëjta gjë s’mund të thuhet për europianët.

 

Nisur edhe nga mosmarrëveshjet që kanë disa prej shteteve kryesore midis tyre, si rezultat edhe i krizës ekonomike, për të ruajtur një unitet gjithsesi të brishtë, kanë favorizuar në mënyrë të përsëritur Greqinë edhe Serbinë, duke mos u treguar kaq bujar me Shqipërinë, ku gjithmonë i kujtojnë “detyrat e shtëpisë”, si kusht për anëtarësim dhe investime. Kjo qasje (status quo) ka favorizuar oligarkinë, dhe është bërë pengesë për qarkullimin e elitave. Reformat e kërkuara, sidomos në Sistemin e Drejtësisë, monitorimi i procesit nuk mund të jenë të shkëputura nga implementimi i një plani të detajuar ndihme dhe investimesh të gjithanshme që do t’i jepnin frymëmarrje ekonomisë, për ta bërë renatbël dhe të konkurrrueshme edhe në rajon. Proamerikanizmi dhe proeuropianizmi duhet të shihet si frymë publike, kombëtare dhe jo si perceptim individësh, protagonistësh apo kastash politike. Vetëm kjo është afatgjatë dhe e çimenton perspektivën.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Share this article