Home | Sport | Arsenali triumfon

Arsenali triumfon

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Futbollistët e Arsenalit triumfuan në Superkupën e Anglisë, ku në finale mposhtën skuadrën e Chelsea nga pika e bardhë e penalltisë, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

 

 

 

 

 

Arsenali e nis me trofe sezonin e ri. Futbollistët e Arsenalit triumfuan në Superkupën e Anglisë, ku në finale mposhtën skuadrën e Chelsea nga pika e bardhë e penalltisë, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Në pjesën e parë të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme duke i mbyllur 45 minutat e para me rrejeta të paprekura. Sfida u zhbllokua vetën në fillim të pjesës së dytë ku Victor Moses në të 46′ çoi përpara “Blutë e Londrës”.

 

Dalja me karton të kuq i Pedro Rodriguez në minutën e 80 i kushtoi shumë rëndë skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte, pasi vetëm dy minuta më pas, pra në 82′ Arsenali gjeti golin e barazimit me Sead Kolasinac.

 

Koha e rregullt përfundoi në shifrat e barabarta 1-1 dhe skuadrat për të vendosur fituesin iu drejtuan pikës së bardhë të penalltisë ku ekipi i drejtuar nga Arsene Wenger u tregua më i skatë duke realizuar 4 herë, ndërsa lojtarët e Chelsea përvec Gary Cahill gabuan me rradhë si portieri Thibaut Courtois ashtu edhe blerja e re Alvaro Morata duke ia dorëzuar trofeun Arsenalit.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00
Share this article