| Vajza e mullxhiut | |||
| Alfred Tenisen Vajz' e vogël e mullxhiut Rritet, rritet si burbuqe Më zu meraku, mua të ziun Për buzët e saj të kuqe. Të isha vëth në vesh të saj T'i prekja qafën me mall! Të ishabrez, te beli i bukur, Te beli që s'më la të qetë Te zemr'e saj në qoshe srukur. Të ndieja rrahjet plot me jetë. Në çaste gazi e vajtme Ta mbaja fort, në dorën time. Sigjerdan te gjoksi i ri, Do desha të qëndroja Ditë e natë të dëgjoja Si psherëtin, e qesh ai Dhe pastaj, ta pushtoja Pa pushuar në krahët e mi. | |||
|
|||