Gjer tek ylli
Minesku Nga ylli, rruga gjer tek ne, Është e gjatë dhe s'mbaron Që drita të vijë përmbi dhe Me mijëra vite do të shkojnë. Ndoshta ylli s'është më, U shua në botën errësirë Po drit' e tij ecën gjithnjë Tashmë tek ne ka arrirë. Nga kandili i tij i shuar, Ndriçimi endet nëpër botë Ylli shumë pat jetuar, Por kur vdiq, erdhi në tokë. Kur dashuria ikën e s'vjen E mbulon hija e trishtimit Kujtimi i saj prapë na gjen, Siç na gjen vala e ndriçimit.
Author: Minesku Contributed by admin on Dec 2nd, 2007